ARKATANA

Vëllezërit Xhaka ndezin sfidën, Taulanti: Më 11 qershor festoj unë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Taulant dhe Granit Xhaka në një konferencë të përbashkët për shtyp të improvizuar në muzeun e FIFA-s në Zyrih treguan se kanë vendosur që të vënë bast kundër njëri-tjetrit për ndeshjen Shqipëri-Zvicër, në të cilën dy vëllezërit do të jenë kundërshtarë.

“Do të vëmë bast me njëri-tjetrin, por nuk e kemi vendosur ende se çfarë”, tha Taulanti, ndërsa batuta e Granitit ishte se “do të dalim nga fusha e lojës me karton të kuq që në minutën e dytë” kur u pyetën nëse kanë përgatitur ndonjë gjë.

Graniti u duk pak i ngrysur kur vëllai i tij deklaroi se Shqipëria kishte shanse të dilte fituese meqë Zvicra kishte “probleme në mbrojtje”, megjithatë nxitoi të ulte “tensionin”.

“Gjëja e fundit që dëshironim ishte të luanim kundër njëri-tjetrit. Por do të jetë një ndeshje shumë speciale. Ne jemi jo vetëm vëllezër, por edhe shokët më të mirë të njëri-tjetrit. Asgjë në botë nuk mund të na ndajë, aq më pak një ndeshje futbolli”, tha Graniti.

HW

Ndërkohë, mesfushori i kombëtares shqiptare u ngacmua nga gazetarët edhe për lojën e tij të ashpër. “A do t’i thyej këmbët vëllait? Unë dëshiroj të luaj for t, por jo në mënyrë josportive”, tha Taulanti.

Graniti komentoi edhe një herë mundësinë për të ndryshuar kombëtare, duke iu bashkuar Kosovës. “Në familjen tonë, ndryshimi i kombëtareve nuk ka qenë asnjëherë një çështje. Nuk e kuptoj se pse u kthye në çështje për të gjithë të tjerët”, ishin fjalët e futbollistit që luan për Zvicrën, raporton tch.

I qetë në këtë aspekt dukej edhe Taulanti, i cili vesh fanellën kuqezi dhe është i përqendruar vetëm te paraqitja sa më e mirë me të. “Unë dua të luaj një Europian sa më të mirë, çdo gjë tjetër nuk më intereson”, theksoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.