Vëllezërit nga Bregu i Fildisht nënshkruajnë për SC Gjilanin
Gjilan – Kontingjentit të “bardh e kuqëve” të Gjilanit, që nga sot ju kanë bashkangjitur edhe dy futbollist nga Bregu i Fildishtë.
Bëhet fjalë për dy vëllezërit Keita Aziz e Keita Raza, të cilët karrierën futbollistike e kanë zhvilluar në Tunizi e Oman.
Keita Aziz 22 vjeçar luan në pozitën e mesfushës, ndërsa Keita Raza në rolin e sulmuesit.
Siç bëjnë të ditur nga kryesia e Gjilanit, vëllezërit Keita kanë nënshkruar gjerë në vitin 2021./rajonipress/


