Fundamenti

Vëllezërit Grabovci policisë: A e dini kush jena na!?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Bijtë e Adem Grabovcit, shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Guximi e Ngadhnjimi, në mesnatën e 15 shkurtit, kanë dëshmuar se “nuk e njohin ligjin”. Guximi duke vozitur veturën e tipit “BMW” në drejtim të Fushë Kosovës, nuk po pyeste për ngjyrat e semaforëve.

Në rrugën me shpejtësi të lejuar prej 60 deri 80 km/h, ai po drejtonte automjetin me shpejtësi 170km/h. Ky ishte shkasi pse dy policët në detyrë e ndoqën atë me veturë zyrtare dhe me shenja sinjalizuese derisa e ndaluan. Si rrjedhojë e tërë kësaj, dhe pas një konfrontimi verbal, aktakuza thotë se Guximi e grushtoi policin Avni Selaci, në prani të kolegut të tij, Latif Veseli.

Eco Higjiena

Gazeta “Tribuna” ka siguruar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ndaj vëllezërve Grabovci ku për herë të parë mund të mësohen versionet e bijve të politikanit të njohur kosovar, emri i të cilit është përmendur në raste të ndryshme, por jo për vepra penale … (Tribuna).