Fundamenti

Vëllezërit Bunjaku ikona të futbollit Gjilanas

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në botën e sportit shumë herë kemi pasur rastin të shohim vëllezër e motra së bashku në një skuadër, të cilët kanë dhënë kontributin gjatë karrierës së tyre sportive.

Për vëllezërit Bunjaku është e veçantë karriera futbollistike, pasiqë një familje e tërë ishte marrë me lojën e futbollit.

Si çdo të rinjë vëllezërit Bunjaku ishin dashuruar në këtë lojë “magjepse” të futbollit, ndërsa talentin e parë e kishte shprehur vëllau më i madhi Skenderi si 16 vjeçar.
“Futbollin e kemi dashur si familje, si 16 vjeqar fillova karrierën në KF Tekstili, për të vazhduar në (Nikël) Feronikel, ndërsa skuadrës C. Zvezdës së Gjilanit ju bashkëngjita në moshën 20 vjeçare për ta vazhduar karrierën për 12 vite në këtë skuadër së bashku me vëllaun e dytë Naserin, unë isha mbrojtës i majtë ndërsa vëllau Naseri mesfushor”, thekson Skender Bunjaku.

Skenderi kontribuoi dhe ishte i pakalueshëm për sulmuesit kundërshtar në anën e majtë, duke e inkuadruar C.Zvezdën në vitin 1984 -85 në Ligën e dytë të ish-Jugosllavisë.

“Ishim një gjeneratë e cila vështirë se do të përsëritet në futbollin e qytetit të Gjilanit, në çdo ndeshje së paku kishim nga 5000 shikues, luhej futboll me zemër të madhe dhe ishte shumë kualitativë, kishte emra të mëdhenj në futbollin e Kosovës dhe me shumë sukses e përfaqësuam klubin në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë”.

Skenderi pas karrierës së tij si futbollist, ai më pas për plot 18 vite udhëhoqi me mjaft sukses Shkollën e Futbollit, FC Drita, duke u shpallur kampion të Kosovës me grup mosha të ndryshme.

Traditën e futbollit të familjes Bunjaku, e ndoqi edhe Naser Bunjaku, i cili ishte njëri ndër mesfushorët më të mirë që ka pasur qyteti i Gjilanit por edhe ai Kosovar.

Naseri ishte një talent i madh i futbollit, karrierën e filloi si 14 vjeqarë duke i kaluar të gjitha grup moshat në C. Zvezda të Gjilanit, ndërsa në moshën 18 vjeçare inkuadrohet në skuadrën e parë të C.Zvezdës në rolin e mesfushorit të majtë.

“Ishte privilegj të luash në atë kohë në klubin e C.Zvezdës, kishte emra të mëdhenj të futbollit në këtë skuadër, ishin shikuesit të cilët të bënin për vete në çdo ndeshje por ishte edhe kënaqësi të ishe pranë vëllaut të madh Skenderit në skuadër. Ato vite të arta të futbollit Gjilanas vështirë se munden të përsëriten, ishim si një familje të gjithë futbollistët edhe sot me shumë nostalgji me bashkëlojtarët i evokojmë ditët futbollistike”, kujton Naser Bunjaku.

Eco Higjiena

Për kualitetet të cilat i posedonte Naseri si futbollist, shumë skuadra të Ligës së Parë të ish-Jugosllavisë kishin shprehur interesim për mesfushorin Naser Bunjakun.
“Unë kisha një kontratë me C.Zvezdën ndërsa ofertat vërshonin nga Vardari i Shkupit, Zeljeznicar i Sarajevës, Spartaku i Suboticës, Napredaku i Krushevcit dhe nga skuadra nga Turqia, Konyaspor, por kryesia e C.Zvezdës nuk më lironte për asnjë çmim dhe kështu mbeta në futbollin Gjilanas deri në përfundim të karrierës”, bën të ditur Naser Bunjaku.

Naseri gjatë karrierës së tij futbollistike ishte anëtar i reprezentacionit të Kosovës për Junior, Senior e Veteranë.

Naseri në fillim të viteve të 90-ta, ishte në shtetin e Gjermanisë, atje ai themelon një klub të futbollit me emrin Drita, duke nxjerr talenta të futbollit.

Naseri rikthehet në Kosovë pas një kohe të shkurt duke kontribuar për një kohë të gjatë me Juniorët e Fatosat e Dritës.

Si Skenderi poashtu edhe Naseri asnjëherë nuk i njohën organet e dhunshme të Serbisë që i vendosën në vitet 1989-1990, ata në mënyrë kategorike ju kundërvuan këtyre masave.
“Ishte të dhimbshme ato vite kur na larguan me dhunë nga fusha e futbollit, ishte sikur të na largonin nga shtëpia aty tërë rininë tonë e kishim kaluar dhe kontribuuam për të mirën e futbollit, jemi krenar që djersa jonë është derdhur për të mirën e futbollit Gjilanas e Kosovar, por jemi krenar edhe me prindin tonë (Asllan Bunjaku) i cili na ka përkrahur dhe na ka frymëzuar në mënyrë patriotike se si duhet çmuar shokun dhe shtetin”, kujtojnë sot me nostalgji Skenderi e Naseri.

Familja Bunjaku jetonte me futbollin, shtëpia e tyre ishte shndërruar si një skuadër e madhe, pasiqë përpos Skenderit e Naserit me futboll u morën edhe tre vëllezërit tjerë Vebiu, Remzia e Shemsedini.

“Vebiu, Remzia e Shemsedini ishin talenta të mëdhenj të futbollit, ata kaluan të gjitha kategoritë e reja në C,Zvezda. Por, ata më shumë nuk vazhduan pasiqë u përqendruan në shkollim sepse ishin kohëra të vështira gjatë viteve të 90-ta dhe duhej të kontribuonin për familje. Tani, Vebiu është mjek Remzia është në perëndim, ndërsa Shemsedini ka biznesin e tij”, theksojnë vëllezërit Skenderi e Naseri.

Familja Bunjaku si askush tjetër dha më të mirën për futbollin e Gjilanit me gjithë sakrificat e tyre, ata sot janë shumë krenar me karrierën e tyre futbollistike por kanë një porosi për rininë e sotme.
“Duajeni sportin, duajeni atdheun, kjo tokë është e jona dhe ne duhet ta kontribuojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.