Eko Higjiena

Vëllezërit Beqiri – Rukovci që bënë karrierë historike të futbollit

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Qyteti i Gjilanit me vite të tëra në mesin e saj ka pasur sportist të dalluar por tre vëllezërit Ekremi, Beqiri e Orhani janë futbollistët që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin Gjilanas e Kosovarë.

Në botën e sportit në shumë pjesë të kontinentit ka pasur vëllezër që kanë luajtur së bashku në sporte të ndryshme, por e veçanta e vëllezërve Beqiri-Rukovci është se këta futbollist së bashku kanë luajtur për gjatë 90 minutave që është një rast i rrallë e ndoshta i pa shënuar në futboll.

Familja Rukovci njihet si një familje qytetare e cila prejardhjen e ka nga fshati Rukovc të dëbuar në vitin 1878 si shumë fshatra tjera gjatë kësaj periudhe të rëndë për popullin shqiptarë.

Të edukuar në frymën patriotike e cila në asnjë moment nuk kursyen për popullin shqiptar, Ekremi që në moshën 16 vjeçare i bashkohet futbollit duke lënë gjurmë të pa shlyera në analet e futbollit Gjilanas e Kosovarë.

Ekremi i cili për gjatë karrierës së tij luajti si mesfushorë në C.Zvezda të Gjilanit që nga viti 1970 gjerë në vitin 1978 duke u inkuadruar në njërën ndër skuadrat më të forta të Kosovës të asaj kohe në K.N.I Ramiz Sadiku të Prishtinës, për një stinorë e gjysmë Ekremi rikthehet prapë në C.Zvezda duke zhvilluar edhe tri stinore futbollistike gjerë në vitin 1983, po në këtë vit kalon në KF Drita duke përfunduar karrierën në vitin 1986.
Pas futbollit aktivë Ekremi për një stinorë e gjysmë gjatë vitit 1986-87 bëhet trajnerë i KF Dritës duke e inkuadruar në elitën e futbollit Kosovarë.

“Kanë qenë vite të rinisë kemi kontribuar për të mirën e futbollit Gjilanas e Kosovar, kemi qenë shoqëri e pa ndashme kemi luajtur të gjithë për një, një për të gjithë, ka pasur emra të mëdhenj të futbollit jo vetëm në Gjilan por në tërë Kosovën dhe jam shumë i lumtur që i takoj kësaj periudhe të futbollit e veçanërisht me bashkë futbollistët që kam luajtur, këto kanë qenë vitet më të mira të futbollit Gjilanas”, shprehet për ‘rajonipress’ Ekremi.

Ekremi edhe pse konsiderohet njëri ndër futbollistët më të mirë Gjilanas në vitin 1983 politika e atëhershme e shpallë të padëshirueshëm në C.Zvezda edhe pse gjatë kësaj periudhe ishte edhe futbollistë i pazëvendësueshëm në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

“Jemi të vetmit vëllezër që kemi luajtur së bashku për gjatë 90 minutave në fushë si në C.Zvezdë, një ashtu edhe në Dritë për këtë jam shumë krenarë që kemi kontribuar për të mirën e futbollit”, thekson 62 vjeqari Ekremi.

Ekremi i bashkëngjitet pavarësimit të futbollit kosovar gjatë viteve të 90- ta.

Eco Higjiena

I inspiruar nga vëllau i madh Ekremi vëllau i dytë Beqiri me hapa të sigurt dhe më një talent të jashtëzakonshëm, bënë karrierë nga mosha 14 vjeçare duke u inkuadruar një vitë më pas në Përfaqësuesen e Kosovës si ‘Pionir’, Beqiri për një kohë bëri karrierë në C.Zvezdë, ndërsa në KF Drita inkuadrohet në vitin 1984, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.

Lojën e Beqirit e ka konkretizuar inteligjenca e tij që ka pas në fushën e blertë të futbollit, Beqiri do të bënte karrierë të madhe futbollistike por fatkeqësisht të pamurit e syve kishin filluar të dobësohen duke e penguar me të madhe.

Sot Beqiri është trajnerë aktivë në Shkollën e futbollit ‘Pinki’ duke zbuluar talentë të futbollit.

“Jam shumë i lumtur që kam luajtur së bashku me dy vëllezërit e mijë kemi qenë unikë kemi derdhur shumë djersë për të mirën e futbollit, jam krenar që së bashku me vëllezërit kudo që jemi paraqitur kanë pasur respekt edhe skuadrat kundërshtare, tani jam i përqendruar që të zbulojë talent të rinjë për të mirën e futbollit Gjilanas e Kosovarë”, thekson Beqiri.

Ekremit e Beqirit me mjaftë sukses ju bashkëngjitë edhe vëllau i vogël i tyre Orhani i cili i kaloi të gjitha kategoritë në C.Zvezda duke qenë një mbrojtës i pa kompromis për kundërshtarët, para 16-të, të tij Orhanin e ka karakterizuar duelet në ajër dhe qëndrueshmërinë të cilën e ka pasur për gjatë 90 minutave.

Gjithashtu, Orhani ka dhënë kontribut të madhë në KF Drita që nga viti 1981.

“Të luash përkrahë vëllezërve më të mëdhenj gjithmonë ka qenë e vështirë, por ata gjithmonë më kanë përkrahur ata njëherit kanë qenë idolët e mijë, përpos që kemi luajtur së bashku kemi pasur fat që Ekremin e kemi pasur edhe trajner kjo është një epokë futbollistike vështirë që përsëritet, por jam shumë krenar për karrierën që kemi bërë për futbollin Gjilanas e Kosovarë”, tregon me emocione Orhani.

Tre musketerët e futbollit Gjilanas Ekremi, Beqiri e Orhani, kanë një porosi të veçantë për gjeneratat e ardhshme e në veçanti për futbollin Gjilanas.
“Në këtë kohë kemi talenta të mëdhenj të futbollit, me ta duhet punuar natë e ditë, talenti nuk zbulohet brenda natës, atë duhet hulumtuar, duhet të investohet në talentët, duhet të ketë ekspertë të mirëfilltë të futbollit, duhet t`ju përgatiten kushtet për gjatë karrierës së tyre futbollistike në këtë mënyrë do të kemi ardhmëri të futbollit”, porosisin tre vëllezërit Ekremi, Beqiri e Orhani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.