UBT

Vëllezërit Azemi me fakultet e master të kryer punojnë kamarier

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Besim Azemi ka të kryer fakultetin juridik bachellor dhe master kurse Ali Azemi ka të kryer vetëm fakultetin Juridik. Edhe njëri edhe tjetri punojnë si kamerier sepse nuk kanë arritur të sistemohen në ndonjë vend adekuatë që ata meritojnë dhe u përshtatet profesionit të tyre.

Vëllezërit Besim dhe Ali Azemi edhe pse me fakultet të kryer janë detyruar që të kryejnë punë jashtë profesioneve të tyre, me të vetmin qëllim që të mbajnë familjet e tyre.

Madje, Besim Azemi (1992” ka të kryer edhe masterin. Besimi nga viti 2016 / 2017 ndjek studimet në master, kurse në vitin 2010/2014 ka diplomuar në Fakultetin Juridik kurse prej vitit 2016 e këndej punon si zyrtar ligjor në zyrën noteriale tek Fatmir Halimi në Gjilan.”Punojë edhe si kamerier për të mbajtur familjen sepse ky ishte fati i jonë. Është e rëndë që të kryesh studimet me nota të larta dhe të punojmë në profesionet tona joadekuate. I bëjmë thirrje institucioneve që të kujdesen për gjeneratat e mirëfillta dhe ata që i kanë të kryera studimet me nota të larta, të integrohen në profesionet e tyre profesionale e jo të punojmë punë që nuk janë të domenit tonë” shprehet Besim Azemi.

Mobi Casa

Edhe, Ali Azemi “1993”në vitin 2012/2018 ka kryer Fakultetin Juridik dhe është njohës i mirë i gjuhës angleze. “Nuk e kemi dert pse punojmë kamerier sepse i mbajmë familjet tona, por është e pashpjegueshme që me fakultet të mbaruar dhe me nota të larta të bëjmë punë tjera” shprehet Ali Azemi.

Vëllezërit Aliu thonë se institucionet duhet të tregohen më të vëmendshme ndaj fenomenit të punësimit sepse kështu po shkatërrohet truri i dijes dhe po detyrohen kuadrot e shkolluara të braktisin Kosovën”./rajonipress/