RCCOLA

“Vëllezërit Aliu” fitues të turneut humanitar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – KF “Vëllezërit Aliu” janë fitues të turneut humanitar që u organizua nga rotaraktorët gjilanas. Ekipi në fjalë mundi në finale KF “Stanqiçi”, me anë të penalltive. Ishte një finale dramatike që në kohën e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, ndërkohë që vazhdimet nuk prekën këtë rezultat për ta bërë edhe më dramatike këtë finale, pasi fituesi do të përcaktohej përmes penalltive.

Dhe ekzekutor më të mirë të penalltive dolën të jenë lojtarët nga ekipi “Vëllezërit Aliu”, për t’u shpallur fitues. Përndryshe në këtë turne morën pjesë 16 ekipe Përndryshe, Ilmi Hajdini, kryetar i RCT Anamorava (e sponsoruar nga Klubi Rotarian i Gjilanit), ka thënë se kanë organizuar këtë turnirë humanitar, në bashkëpunim edhe me Njësitin për Sport dhe Shoqatën e Referëve, me qëllim të grumbullimit të mjeteve që bashkë edhe me ato të donatorëve do të shërbejnë për një qëllim human.

Ai tha se edhe ky aktivitet i rotaraktorëve është në vazhdën e projekteve që po i organizojnë të rinjtë rotarian në shërbim të qytetarëve, dhe edhe në këtë rast, të këtij turneu humanitar, është bërë me qëllim që të mblidhen mjete që bashkë edhe me ato të donatorëve do të sigurohen pako ushqimore për familjet nevojtare. Tani pas përfundimit të turneut me mjetet e grumbulluara do të bëhen gati pakot në fjalë dhe do të shpërndahen për familjet e skamnorëve, për Muajin e Ramazanit.

RCCOLA

Hajdini ka falënderuar të gjithë rotaraktorët që kanë punuar me zell që ky turnirë të organizohet suksesshëm, por edhe RC Gjilanin për mbështetjen e vazhdueshme, sikur që ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët e këtij turneu, ekipet pjesëmarrëse, referët si dhe donatorët që kanë përkrahur këtë projekt humanitarë të rotaraktorëve.

Përndryshe, të gjithë ekipet pjesëmarrëse të këtij turniri humanitar janë nderuar me mirënjohje nga organizatori, ndërsa fituesi edhe me kupë. /rajonipress/