Uji Dea

Vëllezër edhe motra po vijnë prej kurbeti

/ 1 minutë lexim
HW

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

Iu hoq dryni shumë shtëpive –
Iu hap dera kurbetçinjve !
Erdh buzëqeshja e lezeti –
N’ shtëpitë tona u ndritë xheneti !

U gëzua fshati , u g’zua qyteti ,
U gëzua mali , fusha edhe deti !…
U shtua gëzimi edhe muhabeti –
Vëllezër edhe motra po vijnë prej kurbeti !

Na u zdritë qielli e na u kthjell moti –
N’ sytë e prindërve pushoi loti !
U shua etja , u shua malli –
Lum e lum na erdhi djali !

Sot nga lumturia po na zbardhon dita –
Na u ka mbushë shtëpia plot me djem e çika !
Po shtohet gëzimi e po lulëzon shpresa –
Janë bashkua prindërit me nipa e mbesa !…

Fundamenti

Mbushë shtëpitë nipa e mbesa –
Plot me dasma dhe fejesa ,
Kurorëzime e martesa ,
Lindin gëzime , lindin shpresa !…

Kthehen bijë e bija në vatra të veta –
N’ vendlindje të shenjtë seç ringjallet jeta !
Skaj me skaj këtij globi të mbarë kësaj bote –
Askund s’ ka ma t’ bukur se vendlindja jote !

Gjilan, më 20.07.2018.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.