FIDANISHTJA

“Vëllazëria Pronto” e fundosi Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, thotë se Kosovës i nevojiten vite të tëra që të dalë nga lloçi ku e zhyti mendësia e “Vëllazërisë Pronto”. Sipas tij, në këtë situatë është më mirë vendi të shkojë në zgjedhje të reja, sesa të formohet një qeveri teknike.

Zëri: Si e shihni zgjidhjen për daljen nga ngërçi politik në Kosovë?

ARKATANA

Mehmeti: Nuk është e vërtetë ajo që e dëgjoj shpeshherë, se vetëm në shoqëritë shqiptare ka politikanë të korruptuar. Nuk është aspak e vërtetë se vetëm mes nesh mund të mbijetojnë politikanë të paaftë, ngaqë edhe në shoqëritë me demokraci të konsoliduar, ka politikanë që nuk ia vlen t’i vësh as drejtues të kooperativës bujqësore, e le më të drejtojnë ndonjë segment të shtetit dhe të cilët shpeshherë edhe i dërgojnë si misionarë nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimore, mbase duke besuar se si të tillë, më mirë do të komunikojnë me realitetin e këtushëm. Por, ka diçka që është bërë shenjë njohëse e shoqërive shqiptare: në shoqëritë tona, politika është biznesi më fitimprurës. Pastaj në shoqëritë tona, partia që i fiton zgjedhjet, bëhet pronare e shtetit, asaj i takojnë të gjitha e tjerëve asgjë, kështu që fati i partisë në pushtet, së bashku me atë të kryetarit të saj, barazohet me atë të shtetit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.