ARKATANA

Vëllai i Xherdanit rehaton Shaqirin e Dritës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lojtari që deri dje ishte pjesë e Dritës së Gjilanit, Afrim Shaqiri është duke ia parë hairin djalit të axhës së tij, Erdin Shaqirit.

Ky i fundit është vëllai i Xherdanit, yllit të Bayernit. Ndryshe, Erdini është edhe menaxher i Xherdanit, ndërsa së fundmi atij ia ka parë hairin Afrimi, të cilin nga futbolli i Kosovës e dërgoi në Zvicër. Ai që nga vera është duke luajtur në Nyon (Stadde Nyonnais). “Jam duke luajtur në Nyon. Jam transferuar përkohësisht këtu, derisa rregullova librezën e Zvicrës”, thotë ish-sulmuesi i Dritës.

Ai tregon edhe për Erdinin. “Vëllai i Xherdanit, Erdini si dhe një person tjetër kanë biseduar me drejtuesit e klubit, dhe më pas kam ardhur unë këtu. Deri më tani është duke më shkuar mirë”, shtoi Afrimi.

Nyon momentalisht garon në Ligën e Tretë të Zvicrës, pasi në edicionin e kaluar u largua nga Challenge League (Liga e Dytë).

Uji Dea

Afrim Shaqiri shton se falë Erdinit, ai pritet që në janar të kalojë në ndonjë skuadër të Superligës së Zvicrës. Kështu i ka premtuar djali i axhës së tij.

“Erdini është duke kërkuar ndonjë klub për mua në Superligë. Më ka thënë se në janar do të më gjej një skuadër. Emrin e klubit nuk e dimë, vetëm e di se është në Superligë”, theksoi ai. Ndryshe, Erdini është menaxher edhe i Admir Mehmedit, sulmuesit shqiptar të Dynamo Kiev.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Samir Ramizi nga Drita u transferua pikërisht te Nyoni. Pas gjashtë muajsh, ai nënshkroi për tre vjet me Servetten, e cila garon në Superligën e Zvicrën. Rrugën e tij, shpreson ta ndjeke dhe ish-bashkëlojtari i tij, Afrim Shaqiri. “Besoj se edhe unë që nga viti i ardhshëm do të luaj në Superligë”, u shpreh ai. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.