Mobi Casa

Vëllai i kryeprokurorit Sylë Hoxha mbetet në burg

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Koordinatorja nacionale kundër korrupsionit, Laura Pula, ka dështuar ta lirojë nga burgu të dënuarin me burgim për korrupsion, Elez Hoxha, vëlla i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, shkruan sot Koha Ditore.

Propozimi i saj “për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit” është cilësuar si i pabazuar në ligj. Për këtë arsye Gjykata Supreme e Kosovës ia ka hedhur poshtë të martën propozimin e saj. Kësisoj ish-gjyqtari Elez Hoxha, i dënuar për marrje të ryshfetit, do të vazhdojë ta vuajë dënimin prej 4 vjetësh burgim.

Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se vuajtja nga tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti nuk është rrethanë e re. Për këtë arsye propozimi nuk ka mbështetje ligjore.

FIDANISHTJA

Propozimin për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit prokurorja e Shtetit, Pula, ia ka shtruar Gjykatës Supreme të Kosovës më 27 janar të këtij viti.

Është arsyetuar se ish-gjyqtari Elez Hoxha, i dënuar për më 4 vjet burgim për marrje ryshfeti në vlerë mbi 60 mijë euro “vuan nga tensioni i lartë dhe diabeti”. Qëndrimi edhe më tej në burg i Hoxhës, sipas Pulës, do të paraqiste rrezik për të.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.