GRANDEMALL

Veliu: Udhëheqja aktuale e ka izoluar Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, gjatë ceremonisë së përvjetorit të 12’të të vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, ka thënë se Kosova gjatë këtij viti është më e izoluar ndërkombëtarisht se sa në vitet e 90’ta, kohë kjo kur Rugova vepronte.

“Mënyra se si qeveriset dhe drejtohet sot Kosova nuk është rruga se si na mësonte Rugova. Në përvjetorin e shkuarjes në amshim të presidentit Rugova kemi nevojë më shumë për mësimet e tij”, u shpreh Veliu.

Tutje ai deklaroi se Rugova i la Kosovës trashëgimi aleancat e përjetshme me miqtë ndërkombëtarë. Andaj ai porositi liderët kosovarët që t’i ndjekin mësimet e Rugovës. Veliu u shpreh se Rugova për dallim nga liderët aktual interesant e shtetit i vendoste para interesave personale.

“Në histori burrështetasit e mëdhenj nuk jetojnë gjatë dhe nuk i shijojnë frutet e punës së tyre. Më e rëndësishme që i la Kosovës trashëgimi janë aleancat e përjetshme me miqtë tanë ndërkombëtarë. Ai nuk merrej me kritika dhe gjera të vogla sepse përqendrimin e kishte në punë të mëdha”, ka thënë Veliu.

FIDANISHTJA

“Në kohën e sotme Kosova ka shumë nevojë që të mësojë nga përvoja politike e Rugovës për dallim nga këta të sotmit që po i vendosin interesat e veta përpara interesave të shtetit”, ka deklaruar nënkryetari i LDK’së duke shtuar se gjatë jetës së tij, Rugova udhëhoqi me standardet më të larta në politikë.

Veliu, këto deklarata i ka bërë në kohën kur në Kosovë është duke dështuar iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Tutje, nënkryetari i LDK-së, tha se sot Kosova është më e izoluar ndërkombëtarisht sesa në vitet e ‘90-ta kur Rugova vepronte./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.