Fidanishtja

Veliu thotë se koalicioni i ka votat për ratifikimin e demarkacionit

/ 1 minutë lexim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka bërë me dije se koalicioni qeverisës i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Veliu ka thënë për “Epokën e re” se në rast se merret një rrugë tjetër, e ardhmja e Kosovës mund të jetë e rrezikuar.

Uji Dea

Sipas tij, Kosova mund të humbë përkrahjen e miqve dhe mundësitë e mëdha që i janë hapur.

Ai i ka bërë thirrje opozitës “të jetë konstruktive në proceset që janë me interes për Kosovën” dhe “t’i lë anash inatet dhe interesat e ngushta për pushtet”.