Fundamenti

Veliu: Thaçi kishte qëllime elektorale, u ngut për ushtrinë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka përsëritur vendimin e kësaj partie se Ushtria duhet të formohet vetëm përmes ndryshimeve Kushtetuese, dhe partneritetit me aleatët e vendit.

Në një intervistë për Tribuna Channel, Veliu e ka quajtur të ngutshëm vendimin e Presidentit Thaçi që ta shtyj përpara këtë proces pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

ARKATANA

“Ai tash e pranoi edhe vetë që duhet të pritet. Deklarimet e fundit të tij janë që duhet të pritet që duhet të bahen përpjekje që kjo punë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Ne duhet të ulemi bashkë me aleatët tanë në koordinim me ta dhe jo të pakoordinuar në mes veti sepse kjo çështje u bë me njëfar ngutie”, tha Veliu.

“Ushtria e Kosovës duhet të bahet patjetër mirëpo ushtria e Kosovës nuk mund të bëhet pa përkrahjen, pa ndihmën e miqve tanë që i kemi pasë në përkrahje të vazhdueshme gjatë të gjitha fazave të zhvillimit”, theksoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.