GRANDEMALL

Veliu për shkarkimin e Bordit të RTK-së: Shteti po zhytet në autokraci, po sulmohen ata që nuk mendojnë njëjtë si pushteti

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë diskutuar për shkarkimin e bordit të RTK-së.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, kritikoi Qeverinë Kurti, duke thënë se po bëjnë sulme ndaj atyre që nuk mendojnë njëjtë si pushteti, transmeton Telegrafi.

“Sulm ndaj fjalës të lirë, edhe të atyre që nuk kanë mendim të njëjtë si të Qeverisë. Po sulmohen ekspertet, shërbyesit civil, secili që nuk mendon si ata. Dënimi kolektiv, iu takon regjimeve autoritare që kanë probleme me fjalën e lirë. RTK ka pasur nevojë për auditim dhe të kërkohet llogari nga individët, por jo kolektive”, tha ai.

UBT

Tutje, Veliu tha se shkarkimi i Bordit të RTK-së, do të jetë njollë e demokracisë.

“Kjo që po ndodhë sot do të jetë njollë e demokracisë, do të ketë reagime. Shteti po zhytet në autokraci. RTK-së le t’ia ndërrojnë emrin lë të bëhet televizioni i partisë pushtet”, tha ai.

Veliu në emër të LDK-së, tha se distancohen nga goditja e RTK-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.