Uji Dea

Veliu pas mbledhjes: S’kemi diskutuar për emra, po i ndërtojmë kriteret për kryeministër dhe deputetë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, sot në orën 10:00 ka mbledhur Kryesinë e partisë, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike pas vendimit të Kushtetueses dhe për punën e zgjedhjeve të parakohshme.

Para pak minutash ka përfunduar kjo mbledhje, ku nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu tha se ende nuk janë duke shqyrtuar asnjë emër për kryeministër.

“Asnjë emër ende nuk është në shqyrtim, ne jemi duke biseduar për kriterët, do t’i ndërtojmë kriterët edhe për kandidatët për kryeministër dhe kriteret për kanididatët për deputetë”, tha Veliu në një konferencë për media.

Uji Dea

Gjithë këto zhvillime vijnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.

Vendi pritet të mësojë datën e zgjedhjeve të reja posa të dalë aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka thënë u.d e presidentes, Vjosa Osmani./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.