FIDANISHTJA

Veliu: Opozita e ka humbur udhën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtari i kryesisë së LDK-së, njëkohësisht kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka reaguar ndaj paralajmërimit për protesta nga opozita. Veliu ka thënë se LDK-ja nuk e ka “kap shtetin”, por që atë e ka fituar me vota të popullit.

Sipas tij, opozita, konkretisht Lëvizja Vetëvendosje e ka humbur udhën dhe po mendon që vetëm me protesta do të arrihet ndonjë zgjidhje.

“Opozita e ka humb udhën që moti, sepse po mendojnë që me protesta e me dhunë do të arrihet ndonjë zgjidhje e problemeve që ka ky vend”, ka thënë Veliu për Indeksonline.

Për protestat që kanë ndodhur deri më tani, Agim Veliu është shprehur se LDK-ja gjatë 100 ditëshit është përballur pa ndërprerë me to, prandaj përkundër tyre, kjo parti ka punuar mjaft për vendin.

Eco Higjiena

“Nuk e di ku kanë qenë ato sindikata deri më tani e që nuk iu është dëgjuar zëri kurrë. Vendi nuk mund të ketë rritje pagash dhe populli e di se sa e ka buxhetin Kosova”, ka shtuar ai.

Veliu ka shtuar se rritja e pagave do ta çonte Kosovën në krizë, sepse buxheti nuk e lejon që të ndodhë një gjë e tillë.

Sipas tij, Kosova duhet të punojë që ta rrisë buxhetin, të krijojë vende pune, ta rrisë ekonominë, pastaj të bëhet rritja e pagave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.