HW

Veliu në mbrojtje të kryeministrit Hoti, i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Avdullah Hoti, ndërsa i është kundërpërgjigjur kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Veliu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në historinë e parlamentarizimit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë kenë person jo partiak.

Ai po ashtu thekson se nuk mbahet mend kërcënimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera.

“Në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak! Po ashtu, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera!”, shkruan Veliu.

HW

Ndryshe, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani një ditë më parë e ka quajtur kryeministrin Hoti arrogant.

Kjo deklaratë e kryeparlamentares erdhi si përgjigje ndaj deklaratës së fundit të Hotit, i cili tha se Osmani çdo herë e ka pasur gabim.

“Zotëri Hoti nuk e di çka flet, kjo qasje arrogante e tij është për të ardhur keq për një kryeministër të vendit dhe nëse i kthehemi mbrapa historisë do ta shihni sesa herë kam qenë kundër një gjëje, zotëri Hotit dhe shokëve të tij iu janë dashur gjashtë vite dhe pastaj prapë kanë ardhur aty ku kam qenë unë. Shembull, kur unë e kritikoja koalicionin me PDK-në ata e përkrahnin pastaj erdhën të fjalët e mia, kur unë e kritikoja zgjedhjen e Thaçit presidentit ata e përkrahnin dhe pastaj erdhën të fjalët e mia. Edhe te kjo do të vijën por do të jetë tepër vonë për dëmin që kanë bërë, duke shkelur vullnetin qytetar”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.