UBT

Veliu: LDK s`i shmanget zgjidhjes së problemeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së i ka thënë “Indeksonline” se partia e tij nuk i shmanget takimeve që kanë për qëllim ta largojnë vendin nga kriza.

​Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci ka thirrur takim konsultativ me partitë politike për ditën e mërkurë, që të diskutohet rreth ditës kur do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit.

Përderi sa Lëvizja Vetëvendosje e ka mohuar pjesëmarrjen, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë prezente në këtë takim.

United Hospital

Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së i ka thënë “Indeksonline” se partia e tij nuk i shmanget takimeve që kanë për qëllim ta largojnë vendin nga kriza.

“Ato janë çështje të Kuvendit. Sigurisht që LDK-ja nuk ka asnjë arsye që t`i shmanget takimeve për zgjedhjen e problemeve, për daljen nga kriza. Sigurisht do jemi pjesë e takimit”, ka thënë ai.

Kujtojmë se seanca e djeshme konstituive e Kuvendit ishte shtyrë për sot, meqë kishin munguar deputetët e koalicionit PDK-AAK-Nisma. Por, edhe sot këta të fundit nuk kanë marrë pjesë në seancë. Ndërkohë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dje ka deklaruar se mund të ketë një kandidat tjetër nga PAN-i për pozitën e kreut të Kuvendit, vetëm nëse në të njëjtën ditë do të votohet edhe për Qeverinë e Ramush Haradinajt./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.