Hidromorava

Veliu kundërshton idenë për organizimin e dy palë zgjedhjeve njëkohësisht

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shukri Buja, Izmi Zeka, Isni Kilaj janë vetëm disa nga zyrtarët e PDK-së të cilët deklarojnë se organizimi i dy palë zgjedhjeve njëkohësisht është opsion i mirë. Madje, këtë opsion e kanë përkrah edhe përfaqësues të partive opozitare. Mirëpo, kjo ide nuk po gjenë mbështetje tek partia e cila udhëheq me qeverinë. Në LDK thonë se ka disa arsye pse nuk bën të shkohet në dy palë zgjedhje njekohësisht.

Agim Veliu, nënkryetar i kësaj partie thotë se ky opsion nuk është i mirë për shkak se në të kaluarën është dëshmuar se një proces zgjedhor me dy palë zgjedhje karakterizohet më shumë parregullsi.

“Si nënkryetar i LDK-së them se nuk është opsion i mirë, sepse zgjedhjet duhet të mbahen në cikle siç janë të rregulluara. Kemi pasur rastin më mbajte zgjedhje dy palë përnjëherë ka pasur shumë parregullsi. Është vështire me u gjend njerëzit me votu sepse janë katër, pesë flet votime dhe nuk del proces i mirë”, ka thënë Veliu për ‘Indeksonline’.

Poashtu ai thotë se shkuarja në dy palë zgjedhje njëkohësisht jep mundësi më të mëdha për të manipuluar dhe krijon shumë vështirësi për votuesit.

Uji Dea

“Ka frikë për manipulime pastaj frika për vota të pavlefshme, hapësira për më shumë manipulime, sepse njerëzit nuk mund të gjendën në katër-pesë fletëvotime. Ne edhe ashtu në zgjedhjet kur po mbahen po kemi shumë probleme sepse po ka vota të pavlefshme. Ne duhet me pranu qe një numër i qytetarëve duhet pranuar se nuk janë shumë të edukuar se si të votohet dhe nuk po gjenden në lista. Ju e dini presionin qe i bëhet votuesve kështu që është shumë problem”, ka shtuar ai.

I pyetur se nëse PDK e shtron këtë kërkesë, Veliu thotë se nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë strukturat e LDK-së: Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm do të mblidheshin dhe do të diskutonin e pastaj do të dilnin më një qëndrim.

Pranvera e vitit të ardhshëm dhe vera e vitit të ardhshëm thuhet të jenë opsionet më të përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve lokale dhe atyre qendrore për një ditë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.