Mobi Casa

Veliu: I kemi votat, deputetët e LDK–së do ta votojnë Demarkacionin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, pas mbledhjes së Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të LDK-së, u shpreh se të gjithë deputetët e këtij subjekti politik do ta votojnë Demarkacionin.

Veliu ka mohuar zërat nga deputetët e opozitës se shtyrja e seancës së Kuvendit më 1 shtator, ku do të votohet ky demarkacion, është bërë në mungesë të votave.

“Nuk është e vërtetë që ne nuk i kemi votat. Ne i kemi votat për të votuar demarkacionin me Malin e Zi. Shtyrja e seancës ka ndodhur për t’u konsultuar lidhur me këtë çështje”, tha Veliu.

Hidromorava

Ai e ka pranuar se ka disa deputetë të cilët ende nuk janë të vendosur sa i përket Demarkacionit, por sipas tij deri më 1 shtator edhe ata do të binden që Demarkacioni është në rregull.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit, u vendos që seanca plenare, ku do të votohej edhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, të shtyhet për datën 1 shtator.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.