RCCOLA

Veliu e ngucë keq Nënkryetaren e LDK’së: S’i komentoj deklarimet e çiftit Osmani- Kurti

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë ka folur rreth rrëzimit të qeverisë Kurti dhe mospajtiemeve brenda LDK’së për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Osmani kishte thënë se Albin Kurti nuk do të duhej ta shkarkonte Agim Veliun, ndërkohe për këtë të fundit ka thënë se nuk do të duhej të ishte ministër në qeveri meqë nuk e dëshironte koalicionin me Vetëvendosjen.

Lidhur me deklarimet e Osmanit ka folur vetë Veliu, i cili ka thënë se nuk pranon t’i komentojë deklarimet e ‘çiftit Kurti-Osmani’.

UBT

“Nuk i komentoj video-mesazhet. Për mua ka qenë një video-mesazh, auto-intervistë. Video-mesazhet e Osmanit e Kurtit nuk i komentoj, edhe kur japin veç e veç edhe kur japin si çift Kurti-Osmani”, ka thënë ai shkurt për Blic.

LDK dhe Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 6 tetorit ishin pajtuar të lidhin koalicion pas shumë përpjekjeve dhe mospajtimeve. Megjithatë pas 51 ditësh qeverisje, Kurti u rrëzua nga një mocion i LDK’së që u përkrah me 2/3 e votave në Kuvend./GazetaExpress/