Veliu: Disa po thirren në frymën rugoviane e lidhje nuk kanë me të

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se subjekti i tij duhet të marrë përgjegjësi për situatën në të cilën gjendet Kosova. Sipas tij, nuk duhet të mjaftohet vetëm me kritika, por se sipas tij tani është koha që LDK-ja të marrë përgjegjësi.

“LDK duhet të marrë pjesën e përgjegjësisë në këtë situatë. Nuk mjafton vetëm të kritikojmë. Tani është koha për këtë. Kur puna është ngushtë, kur vendi përballet me situata të tilla është koha për LDK-në”, tha Veliu.

Veliu foli edhe për zgjedhjet brenda LDK-së, ku sipas tij, subjekti ku ai bën pjesë nuk është pronë e askujt.

“Duhet t’i shfrytëzojmë këto zgjedhje partiake për mobilizim dhe prurje të reja. LDK nuk është pronë e asnjërit prej nesh këtu, kush më gjatë e kush më pak. Disa po thirren në rugovizëm e frymën rugoviane, por që lidhje nuk kanë me të. Rugovizmi është fryma e LDK-së”, tha ai.

Ai këto komente i bëri në përvjetorin e 29-të të LDK-së në Podujevë.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).