Eko Higjiena

Veliu: Ata që po kërkojnë zgjedhje, e kanë për halle personale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë për Telegrafin se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe sipas tij Qeveria duhet të lejohet t’i realizojë projektet deri në fund.

Ai nuk i ka komentuar deklaratat e deputetes së LDK-së, Lirie Kajtazi, e cila ka deklaruar se “koalicioni në mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe LDK-së, nuk ka jetëgjatësi”, duke thënë se vendi ka nevojë për stabilitet dhe qëndrueshmëri.

“Unë nuk e di se çfarë ka thënë kolegia ime, por e kam dëgjuar edhe nga disa të tjerë këtë kërkesë. Unë të them të drejtën, kjo se çfarë po thuhet është për shkak se disa kanë halle personale”, ka theksuar Veliu.

FITORJA

Ai ka folur edhe për projektligjin për transformimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar se është shumë mirë që ka një harmoni në mes klasës politike.

“Konsideroj se çdo veprim do të duhej të ishte në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe NATO-n, sepse çdo veprim i njëanshëm mund të jetë i dëmshëm dhe të humbet mbështetja e miqve tonë”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.