Uji Dea

Velijaj: Paratë i dhashë me urdhër të Vastellit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Natali Velijaj insiston se po të donte t’i merrte paratë për vete do të mund ta bënte këtë pa pasur pasoja. Ajo ka thënë se do të mundte që t’i transferonte në Gjermani ose ta shpallte firmën e saj të falimentuar dhe me austriakët të shkonte në kontest civil në gjykatë.

Mirëpo, paratë ka thënë se i ka dhënë ryshfet. Ka përmendur se 80 mijë euro kanë shkuar për Organin Shqyrtues të Prokurimit. Si avokat ka përmendur se ka paguar Demë Kekën, i cili ka punuar në OSHP. Ka thënë se ka dëshmitar të gjallë të pagesave që i ka bërë drejtorit të Departamentit për prodhimin e dokumentave, Besnik Berisha.

“Jo ajo (dëshmitarja v.j) vetëm por ka qenë me mua kur ia kam dërguar paratë në zyrë Besnik Berishës. Kur i kemi pasur letrat e falsifikuara në lidhje me pajisjet ajo ka qenë me mua atë kohë”, ka thënë Velijaj.

Fundamenti

“Ajo ka qëndruar para zyrës kur kam hyrë unë me librin e zi për të cilin ju kam treguar, ku unë i kam pasur 15,000 euro në një rast, kur kam dal nuk e kam pasur librin e zi, ajo më ka pyetur nëse ia kam paguar paratë dhe ajo e ka dëgjuar biseden të cilën e kam pasur me Gherhart Vastell, kur i kam thënë se ia kam lënë paratë Besnik Berishës, por pasi që ai ka pasur takim nuk kam mundur që ta thërrase menjëherë. Ajo e ka dëgjuar këtë bisedë dhe pasi që ajo e flet gjuhën gjermane, ka kuptuar se çka po ndodhte”, shkruan Koha Ditore.

Velijaj ka thënë se paratë i dorëzonte gjithmonë me një zarf personalisht në dorën e Besnik Berishës./Indeksonline/