ARKATANA

Veliaj: Nuk jam turbo-patriot

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një interviste për “Zërin” thotë se kur pyetet për “Shqipërinë e Madhe” mendon për “Shqipërinë e Mirë”. Sipas tij, nëse shqiptarët jetojnë mirë, janë edhe të mëdhenj. Ai sqaron se pse nuk është turbo-patriot.

Nuk jam turbo-patriot, prandaj është mirë për të qenë praktik e jo për të folur si baballarë të kombit. Kur pyetem për “Shqipërinë e Madhe” mendoj për “Shqipërinë e Mirë”.

Nëse shqiptarët jetojnë mirë, atëherë ata janë edhe të mëdhenj. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” numri një i kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Veliaj, duke shtuar se nëse shqiptarët kanë qytete të pastra, shkolla të mira, aftësi për treg të punës, ky është koncepti i tij se si Shqipëria bëhet më e mirë.

FIDANISHTJA

Veliaj tregon se kur kishte marrë drejtimin e Tiranës kishte nisur me rregullimin e Sahatit të Qytetit, si një gjest simbolik për të treguar se nga tani e tutje kryeqendrës së Shqipërisë nuk i ngecën koha. “Nuk duhet të perëndoj dielli në Tiranë nëse Bashkia nuk e ka bërë një punë konkrete atë ditë.

Ajo punë mund të jetë mbjellja e 1000 pemëve, hapja e një kopshti të ri, mund të jenë themelet e një shkolle të re, çfarëdo tjetër, por duhet të kemi diçka konkrete para se të perëndojë dielli çdo ditë”, shprehet Veliaj. Gjatë intervistës për “Zërin” ai ka treguar si e sheh menaxhimin e Prishtinës nga udhëheqja komunale dhe çfarë potenciali sheh tek homologu i tij kosovar, Shpend Ahmeti, për projektet e përbashkëta me komunat që udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë në pesë vende të ndryshme të Ballkanit, për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë, etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.