RCCOLA

Velekinca kundërshton fuqishëm projektin e tregut të kafshëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Këshilli i fshatit Velekincë së bashku me përfaqësuesit e lagjeve ka mbajtur një takim në të cilin është kundërshtuar fuqishëm projekti për tregun e kafshëve i planifikuar të ndërtohet në këtë fshat.

Ka hasur në rezistencë të fuqishme ideja që të ndërtohet tregu i kafshëve në fshatin Velekincë të Gjilanit.

Me kërkesën e fshatit, këshilli i fshatit Velekincë bashkë me përfaqësuesit e lagjeve ka organizuar një takim, në të cilin banorët e fshatit e kanë kundërshtuar fuqishëm projektin për tregun e kafshëve i cili planifikohet të ndërtohet në Velekincë.

Uji Dea

Sokol Shabani aktivist dhe banor në këtë fshat tha për rajonipress se ata janë unik dhe të vendosur për ta kundërshtuar këtë projekt.”Po të ishte ndonjë projekt me vlerë nuk na kishte ardhur rendi neve të jemi përfitues. I dimë lojërat e njerëzve dhe ne do ta kundërshtojmë fuqishëm dhe me të gjitha format dhe metodat” u shpreh Shabani.

Shabani tha se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë takime për t`i sqaruar banorët se ky projekt është i dëmshëm për fshatin Velekincë tha Shabani/rajonipress/