RCCOLA

Velekinca e Mulla Idriz Gjilanit i jep përkrahje të fuqishme Lutfi Hazirit dhe listës së LDK-së

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Velekinca e Mulla Idriz Gjilanit i ka dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin ku mori pjesë edhe bartësi i listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidatja për Asamble Komunale, Diana Toska.

Takimin e ka hapur kryetari i Nëndegës, Salih Kqiku, i cili konfirmoi angazhimin e madh të aktivistëve e veprimtarëve të LDK-së, të cilët po realizojnë vizita shtëpi për shtëpi, për ta bërë fitoren historike më 17 tetor.

E kryetari Lutfi Haziri u shpreh se Velekinca i ka dhënë përkrahje të përhershme në të gjitha garat zgjedhore, duke falënderuar banorët atje për besimin.

Fundamenti

“Mbështetja dhe besimi i Velekincës së Mulla Idriz Gjilanit ndaj meje ka qenë i përhershëm. Velekinca është fshati në të cilin gati se i kemi përmbyllur investimet, duke ua bërë jetën e dinjitetshme. Ju faleminderit pafund. Këtë besim do t’ua kthej me përgjegjësi më të madhe në punë. Ju faleminderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

#LDK160 #LDKGjilan