UBT

Velegllava dhe Kika vende luftimesh të atdhetarëve shqiptarë kundër depërtimit çetniko – komunistëve serbë në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Sami Arifi – Vera e vitit 1944, në Velegllavë më 28 qershor dhe, në Kikë me 26 korrik, ishin vende luftimesh në mbrojtjen e Kosovës nga atdhetarët shqiptarë me një riorganizim të shtua në kufijtë lindor të vendit, kundër forcave komuniste çetniko-serbo-bullgare …

Komandanti për regjionin e katër të Mbretërisë së Shqipërisë, Fuad Xhafer Dibra, kishte lëshuar kushtrimin për mobilizim kombëtar kundër depërtimit të forcave çetniko-komuniste, serbo-bullgare në mbrojtjen e Kosovës në kufijtë lindor.

Përgatitjen e luftëtarëve për luftë e bënte kryetari i “Gjyqit të Paqit” të Moravës së Epërme, i cili edhe vet merrte pjesë në luftime, Mulla Xhemë Sllatina-Xhemajl Arifi, ai ishte një intelektual dhe ushtarak i mirëfilltë, një atdhetar i stolisur me sinqeritet të madh. Në kryesinë e “Gjyqit të Paqit” për Moravë të Epërme anëtarë ishin: Hysen Tërpeza-Tërpezë, Musli Pira-Pozheran, Hamdi Kurteshi-Pozheran dhe Zenun Zejnullahu-Ramjan. Mulla Xhema, për këtë post, ishte caktuar me dekretin e Këshillit të Ministrave të Mbretërisë së Shqipërisë nën kryesinë e Ilaz Agushit. (Muhamet Pirraku, Adem Guta. Prishtinë,2008., p.124.)

Në Luftën e Velegllavës dhe Kikës, komandant i përgjithshëm i kësaj zone (zonës së katërt) ishte atdhetari sypatrembur Mulla Idriz Gjilani.
Kufiri i Kosovës Lindore mbështetej nga mbrojtja e nënprefekturës së Gjilanit dhe Ferizajt, mirëpo në fillim të nëntorit të vitit 1944, komandanti i regjionit të katërt të ushtrisë së Mbretërisë së Shqipërisë, koloneli Fuad Xhafer Dibra, urdhëroi tërheqjen e ushtrisë nga kufiri Lindor nga se në Shqipërinë londineze kishte filluar një luftë qytetare në mes forcave komuniste dhe balliste (të majta dhe të djathta).

FIDANISHTJA

Ftohen të gjithë kryetarët e komunave në një takim në Gjilan duke iu komunikuar nga koloneli, Fuad Xhafer Dibra, urdhrin e Qeverisë së Tiranës për tërheqjen e ushtrisë nga Kosova Lindore.

Tërheqja e ushtrisë nga Kosova Lindore ishte e dhimbshme nga se aty kishin dhënë jetën ushtarë të Shqipërisë Etnike, në mes të cilëve ishte plagosur edhe komandanti, Mulla Vesel Guta, pas 20 ditë qëndrimi në front, në vendin e quajtur Turi, në lindje të frontit Llapashticë-Bujanoc.

Në Epopenë Legjendare të Luftës së Kikës më 26 korrik të vitit 1944 ranë 43 (katërdhjetë e tre) dëshmorë, ndërsa u plagosën rënd 32 (tridhjetë e dy) luftëtar, kurse në Luftën e Velegllavës më 28/29 qershor të vitit 1944 ranë 20 (njëzetë) dëshmor, ndërsa u plagosën rëndë 8 (tetë). Në këtë Pllakë Memoriale qëndrojnë emrat, mbiemrat dhe emrat e fshatrave të lindjes së dëshmorëve dhe të plagosurve rënd. Lavdi e përjetshme, nëpër kohë, të gjithë dëshmorëve të kombit, madhështia e tyre mbetet në kujtesën e popullit…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.