Mobi Casa

Vehid Ibrahimi shpërthen, Muçibaba fshat ku jetojnë të mjerët

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vehid Ibrahimi është ndër të paktët banor që ka mbetur për të jetuar në kushte të rënda në fshatin Muçibabë. I revoltuar dhe pa pasur ndonjë përkrahje institucionale Vehidi ka thënë se Muçibaba është pasqyra reale e politikanëve të korruptuar.

Pothuajse nuk ka ndonjë ditë që Vehid Ibrahimi nuk publikon diçka nga jeta e rëndë në fshatin Muçibabë.

Mobi Casa

Rruga e dëmtuar, mungesa e ujit, shtëpitë e vjetruara, janë vetëm disa pamje që e tregojnë kohën e gurit, por që Vehidi vazhdon ta jetojë jetën, me ato kushte të mjera që i ka atje.

“Ky fshat është sinonim i vdekjes dhe ferrit për së gjalli…fshat ku jetojnë të mjerët.. Muçibaba është pasqyra reale e politikanëve të korruptuar që në të ardhmen do t`i kushton shumë shtrenjtë” ka shkruar Vehid Ibrahimi./rajonipress/