RCCOLA

Vehid Ibrahimi ka një mesazh nga brezi kufitar?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Vehid Ibrahimi vazhdon të ndihet i revoltuar dhe i zhgënjyer nga komuna e Gjilanit. Thotë se ka qenë kryetar i nëndegës së LDK-së për 20 vite dhe 22 vite kryetar i Bashkësisë Lokale dhe vazhdon të jetojë në kushte të mjerueshme.

Postimi i Vehid Ibrahimi

Mobi Casa

Në këtë shtëpi valon flamuri qe 22 vjet grindet në afërsi të kufirit me Serbinë.
Kjo shtëpi është djeg qe 8 vjet, unë kam kontribuar për shtetin tim për 30 vjet, jom në pjesën e grupit të viteve të 90-ta të Besim Ndreces, ku kom kontribuar për UÇK-n, kom shok prej Malishevës fshatit Gogjul komuna e Skenderajt dhe Ternocit të Madh të Kosovës Lindore, jam dhe i pari që u formua UÇMB-ja. Kjo shtëpi ka qen odë e ushtrisë të UÇMB-së, 20 vjet jam kryetar i nëndegës së LDK-së në Gjilan dhe qe 22 vite jam kryetar i Bashkësisë lokale të Muqibabes, prej 100 shtëpive kanë mbetur vetëm 10 shtëpi në këtë fshat ndërsa unë nuk largohem nga ky vend.

Asnjë cent komuna e Gjilanit dhe shteti nuk më kanë ndihmuar, shteti duhet mem përkrah, mem ndihmue, jo mem largu qe 20 vjet kom dhënë djers pa asnjë cent për vendin tim, qe 8vite jetoj me familjen në shkollë, po nuk do të largohem prej brezit kufitar dhe qe kjo është LDK dhe kuvendi komunal që më kanë qitur në zero. Lutfi Haziri me dy debate ka mbledh 2 milion euro prej mërgatës shqiptare për njerëz të varfër, pa shtëpi si ka shkuar mendja asnjëherë me ardh me ndihmue edhe u kon i ditur që mu ka djeg shtëpia, ju përshëndes nga kufiri nga kjo gjendje e vështirë ekonomike./rajonipress/