Mobi Casa

Vehid Ibrahimi dhe jeta e tij e egër dhe e mundimshme nën “kthetrat” e fshatit kufitar

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Është vetëm pak kilometra larg Gjilanit dhe qindra metra afër kufirit me Serbinë, fshati Muçibabë dikur kishte familje të shumta që jetonin e punonin arat. Jeta e Vehid Ibrahimit është e rëndë, është sikur nën kthetrat e atij fshati që ka një pamje përrallore, Por që në brendësi ka “kthetrat” e egra të jetesës. Por, Vehidi tashmë në moshë e adhuron atë vend, ata natyrë, atë jetë që atij i sjellë plotë dashni. Nuk e braktisi fshatin kurrë, vetëm dua ta kem infrastrukturën e rregulluar. As më shumë e as më pak..vetëm ujë dhe rrugë shprehet ai.

Një rrugë me plotë zig zage të dërgon tek shkolla e fshatit Muçibabë. Aty zilja është ndalur kaherë në mungesë të nxënësve, por është e banueshme nga Vehid Ibrahimi të cilit iu kishte djegur shtëpia dhe kishte vendosur të banonte aty.

Kushte të rënda jetese për një burrë që ka fëmijë dhe grua me shëndet jo të mirë.”Gazetar këtë vend se tradhtoj kurrë, ama bash kurrë. Kam me vdek me ajrin e këtij fshati. Jetën e kam të rëndë, po jam shumë i gjallë për ta vazhduar jetën këtu” shprehet Ibrahimi.

Vehid Ibrahimi nuk kërkon luks as komoditet. “Dua gjërat elementare për një jetë normale. Ujë dhe rrugë, as më pak e as më shumë. Kam duruar 20 vite dhe ende do të durojë, por besoj se kësaj radhe edhe komuna edhe të tjerët do mendojnë për këtë brez kufitar. Kur më vdiq nëna mu dashtë ta varrosi me magar sepse rruga ishte e dëmtuar rëndë” thotë ai.

Mobi Casa

“E dua jetën me gomar e kali, e dua jetën me armë në dorë, e me sakicë teksa shkoj në male. Ky jam unë, trimi i Karadakut që kurrë s`jam trembur nga asnjë pushtet serb” tha Vehid Ibrahimi.

Vehidit donatorët zemërbardhë ia kanë ndërtuar një shtëpi në Velekincë dhe ai publikisht i falënderon të gjithë nga zemra. “Me emër të zotit në atë shtëpi do të jetojnë fëmijët sepse unë se braktisi vendlindjen. Donatorët zoti i nderoftë e shpërbleftë sepse jam lindur për së dyti nga gëzimi kur është nisur temeli” shprehet ai.

Në dhomën e Vehid Ibrahimit janë të shqiponja dhe figurat kryesore të kombit shqiptar. /rajonipress/