Vehapi: Pa PDK-në nuk mund të formohen institucionet

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Idriz Vehapi, ka thënë se pret nga liderët e bllokut të reflektojnë për tejkalimin e bllokadës politike.

Ai ka përsëritur kërkesën e këtij subjekti politik për bashkëpunim me të gjithë partitë parlamentare të krahut të djathtë.

Vehapi ka thënë se nuk ka kurrfarë logjike që institucionet e reja të formohen pa PDK-në.

UBT

Duke folur rreth formulave të koalicionit të ardhshëm qeverisës, ai ka thënë se vendit i duhet një koalicion i fortë qeverisës.

Vehapi ka bërë me dije se përkrah një koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.

Ky zyrtari lartë i PDK-së ka thënë se, nëse nuk arrihet një zgjidhje politike ndërmjet partive atëherë opsioni i fundit mbesin zgjedhjet. /Epoka e re/