Vegjetarianët kanë më pak rrezik për sulm në zemër

Sipas një studimi të ri nga Universiteti Oxford, është zbuluar se rreziku i vdekjes ose hospitalizimit nga sëmundjet e zemrës është për 32 % më i ulët tek vegjetarianët, krahasuar me njerëzit që hanë mish dhe peshk.

Sëmundjet e zemrës janë numri i parë i shkaqeve të vdekjes në shtetet e mëdha. Sipas zbulimeve të reja dieta vegjetariane mund të ndikojë në reduktimin e rrezikut të një sulmi në zemër

Shumica e ndryshimeve që shtojnë rrezikun vijnë si rezultat i sasisë së lartë të kolesterolit dhe shtypjes së gjakut dhe kjo e tregon rolin e rëndësishëm të parandalimit të këtyre sëmundjeve në zemër.

Ky është studimi më i madh i ndërmarrë në Britani krahasuar me shkallën e sëmundjeve të zemrës mes vegjetarianëve dhe jovegjetarianëve.

Analiza përfshin rreth 45,000 vullnetarë nga Anglia dhe Skocia, prej të cilëve 34% ishin vegjetarianë duke u lejuar hulumtuesve të bëjnë vlerësime precize në lidhje me rrezikun, mes dy grupeve.

Rezultatet tregojnë se rreziku i sëmundjeve të zemrës te vegjetarianët është për 1/3 më i ulët krahasuar me jovegjetarianët.

Studiuesit arritën në përfundim se 32% e rrezikut reduktohet, kur mblidhen edhe faktorët, si: mosha, konsumimi i duhanit, aktiviteti fizik, niveli i edukimit dhe kushtet socioekonomike. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).