ARKATANA

Vedat Muriqin e duan në Angli, interesohet klubi i Championship

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Vedat Muriqi nuk po arrin të lërë shenjë te Lazio. Klubi italian shpenzoi 20 milionë euro për shërbimet e tij në shtatorin e vitit të kaluar, por sulmuesi nga Prizreni ka shënuar vetëm një gol në Serie A me skuadrën bardhekaltër.

27-vjeçari dëshiron të rikthehet në Turqi, aty ku shkëlqeu me Fenerbahce dhe Rizespor. Emri i tij lidhet prej kohësh për një rikthim në Stamboll, por Muriqi mund të përfundojë në Angli.

Gazetari turk, Ekrem Konur shkruan se lojtari i Kosovës kërkohet nga Hull City, skuadër që garon në Championship, divizioni i dytë i futbollit anglez.

FIDANISHTJA

“Tigrat” po hasin vështirësi në kampionat, për momentin renditen në vend të 19-të, me vetëm katër pikë më shumë se zona e ftohtë.

Drejtuesit e Hull City e cilësojnë Muriqin si përforcimin perfekt për rikthimin e skuadrës te rezultatet pozitive dhe i kanë bërë një ofertë tunduese nga ana ekonomike. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.