ARKATANA

Vedat Muriqi shënon gol në fitoren e rëndësishme të Rizesporit për mbijetesë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vedat Muriqi ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij Rizespor 3-1 ndaj Akhisarsporit në Superligën turke, në një triumf të rëndësishëm në luftë për mbijetesë.

Sulmuesi i Kosovës Muriqi luajti rol të rëndësishëm në fitoren e Rizesporit ndaj skuadrës së fundit në renditjen e ligës elitare turke të dielën në Çaykur Didi Stadyumu në Rize, shkruan Gazeta Express.

Fitorja ndaj Akhisarsporit nënkupton se tani skuadra e Muriqit largohet nga zona e rënies nga liga, sepse mbledh 18 pikë në vendin e 15-të.

Vendasit e gjeten veten në disavantazh pas vetëm një çereku lojë, kur Edin Cocalic realizoi atë që edhe ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Rezisporit iu deshën vetëm dy minuta për ta përmbysur skuadrën vizitore, megjithatë, me Muriqin protagonist.

KKVITI

Dario Melnjak i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 70-të, para se Vedat Muriqi të realizonte nga afërsia për 2-1.

Prejuce Nakoulma i dha goditjen e fundit Akhisarsporit tetë minuta para fundit.

Rizesporti largohet nga zona e rënies nga liga, të paktën përkohësisht, pasi tani ngrihet në vendin e 15-të, me 18 pikë, një më pak se tri të fundit, Erzurum BB, Fenerbahce dhe Akhisarspori.

Për Muriqin, ky ishte goli i gjashtë në 19 ndeshje deri tani këtë stinor për Rizesporin, teksa ka dhuruar edhe pesë asiste. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.