Vedat Muriqi rikthehet në stërvitje, i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në La Liga
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje të plotë me Mallorca-n.
Muriqi mungoi në tri ndeshjet e fundit të skuadrës nga La Liga, por tani është i gatshëm për takimin e radhës që ekipi i tij e zhvillon ndaj Rayo Vallecano, shkruan Indeksonline
“Pirati” i mungoi edhe Kosovës në dy ndeshjet e tetorit, ndaj Lituanisë dhe Qipros dhe ishte një mungesë e madhe në sulmin “dardan”.