Vedat Muriqi në bankën rezervë te Fenerbahçe

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Vedat Muriqi tashmë ka nisur të ambientohet me bashkëlojtarët në klubin e Fenerbahçes.

Reprezentuesi i Kosovës është transferuar gjatë javës së kaluar te gjiganti turk nga Rizespori, ku në sezonin e kaluar kishte shënuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime.

Sulmuesi 25-vjeçar është pritur me shumë bujë të madhe në skuadër duke i organizuar edhe një ceremoni të jashtëzakonshme të prezantimit.

Megjithatë duket se shtatgjati mund të mos të startojë që nga minuta e parë te klubi turk, pasi ky i fundit po kërkon edhe një sulmues.

Hidromorava

Feneri po kërkon shërbimet e sulmuesit Nikola Kalinic, i cili është lojtar i Atletico Madridit dhe në sezonin e fundit ka shënuar dy gola në 17 paraqitje për madrilenët.

Në rast të arritjes së transferimit, atëherë mediat turke raportojnë se futbollisti shqiptar do të mbetet në bankën rezervë.

Ndryshe, Feneri tashmë ka në dispozicion dy sulmues, ku pos prizrenasit kanë blerë edhe Max Krusen e Werder Bremenit. /Telegrafi/