GRANDEMALL

Vedat Muriqi mund të kthehet te Fenerbahce, gjiganti turk ka planin gati

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është në bisedime për një rikthim te Fenerbahce, aty ku ka shkëlqyer më parë.

Sipas mediumi turk “Aspor“, Muriqi që ka kontratë me Mallorcan që zgjat deri në vitin 2027, mund të zëvendësojë Youssef En-Nesyri.

Kjo pasi sulmuesi maroken pritet të transferohet në Arabinë Saudite gjatë janarit.

Fundamenti

Fenerbahçe pritet të përfitojë midis 30 dhe 35 milionë euro nga shitja e En-Nesyrit dhe planifikon të shpenzojë 10 milionë euro për transferimin e Muriqit, sipas “Aspor”.

Muriqi, i cili luajti për Fenerbahcen nga 2019 deri në 2020, pati një paraqitje të shkëlqyer në Turqi.

Në këtë sezon me Mallorcan, ai ka realizuar tre gola dhe ka ofruar dy asistime në 14 ndeshje në La Liga. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.