Fundamenti

Vedat Muriqi: Kundër Bullgarisë do ta gëzojmë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vedat Muriqi ka folur gjatë ditës së sotme për mediat pas takimit të mbrëmjes së kaluar ndaj Danimarkës.

Kosova ka barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin Fadil Vokrri me rezultat 2:2 kundër danezëve.

Lojtari ka folur me doza optimiste për ndeshjen e radhës, ku Kosova do të mirëpres kombëtaren bullgare.

“Jam shumë optimist, sepse kemi një ekip shumë të mirë dhe kompakt, kemi lojtarë në formë. Bullgarisë i mungojnë dy lojtarë titullarë, kështu që i dimë mangësitë e tyre. Besoj se të hënën kemi për ta gëzuar Kosovën”, tha fillimisht sulmuesi për supersport.

Futbollisti ka pohuar gjithashtu se është optimist se do të nxirren rezultate të mira ndaj kundërshtarëve të grupit A.

Fundamenti

“Ne jemi shumë optimistë, edhe pse do të luajmë me Anglinë, Çekinë apo Malin e Zi. Këtu, në Kosovë, ne pretendojmë t’i marrim pikët e plota, madje edhe me Anglinë. Kemi tifozëri shumë të zjarrtë”, tha ai.

Ai ka folur edhe për kohën fantastike që po kalon te skuadra e Rizesporit, ku vazhdimisht po realizon gola.

“Kam 5-6 vite në Turqi, jam përshtatur. Po kalojmë një sezon shumë të mirë, jam i kënaqur me formën dhe shpresoj të vijoj me këtë formë në 8 ndeshjet e mbetura të kampionatit”, pohoi lojtari.

Ndryshe, Kosova do të përballet gjatë ditës së hënës me Bullgarinë në kuadër të kualifikueseve për kampionatin evropian të vitit 2020. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.