Fundamenti

Vedat Muriqi i kërkon menaxherit një klub të ri, Fenerbahce shpreh interesim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi thuhet se nuk është i kënaqur te Lazio dhe i ka kërkuar menaxherit të tij t’ia gjej një klub të ri, teksa në sfond menjëherë është shfaqur ish-skuadra e tij, Fenerbahce.

Muriqi u transferua verën e kaluar nga Fenerbahce te Lazio për një shifër të raportuar rreth 18 milionë euro.

Megjithatë, sulmuesi prizrenas ka dështuar t’i tregojë vlerat dhe shumicën e kohës ka qenë zgjedhje e dytë pas italianit Ciro Immobile.

Sipas mediumit turk Fotomac, Muriqi është i pakënaqur me këtë situatë dhe i ka kërkuar menaxherit të tij t’ia gjej një klub të ri.

Muriqi nuk po arrin ta gjej formën ideale te Lazio

Menaxheri i tij thuhet se ka kontaktuar menjëherë drejtuesit e Fenerbahces, duke ia ofruar shërbimet e sulmuesit prizrenas.

Klubi turk është i hapur për ta rikthyer Muriqin në Stamboll, pasi tentoi disa herë transferimin e tij në verë, por Lazio nuk ishte e hapur për të lejuar largimin e tij.

Uji Dea

Edhe qëndrimi i trajnerit Vitor Pereira për Muriqin thuhet se është pozitiv dhe gjatë afatit të janarit mund të ketë të reja në aksion Romë-Stamboll.

Muriqi duke festuar një gol me Fenerbahcen në të kaluarën

Vlera e tregut 9 milionë euro

Fenerbahce thuhet se do t’i bëjë ofertë Lazios që të lejoj huazimin e Muriqit me opsion blerje nëse gjithçka shkon mirë.

Vlera aktuale e tregut e Muriqit, i cili ka një kontratë me Lazion deri në vitin 2025, ka rënë në rreth 9 milionë euro.

Kjo thuhet se do t’i japë një avantazh stafit të klubit turk. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.