GRANDEMALL

Vedat Muriqi flet për ofertat dhe derbin e Stambollit ku u përgjak: Kam ardhur te Feneri për të bërë një legjendë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vedat Muriqi nuk ka arritur të shënoj gol në derbin e Stambollit, ku skuadra e tij Fenerbahce ishte mysafir i Galatasarayt.

Por sulmuesi kosovar bëri një paraqitje jashtëzakonisht të mirë, duke marrë skuadra e tij një pikë tejet të vlefshme.

Gjatë ndeshjes, Muriqi edhe u gjakos gjatë një dueli në ajër, derisa gjatë gjithë pjesës së dytë e barti fashën në kokë.

Pas ndeshjes prizrenasi foli për rrjedhën e lojës, duke thënë se ka dhënë maksimumin në këtë takim.

“Ne kishim ardhur këtu për fitore. Ne patëm disa raste, por nuk i konkretizuam. Unë dhashë maksimumin për këtë takim”, deklaroi Muriqi.

Uji Dea

Tutje reprezentuesi kosovar ka folur edhe rreth interesimeve të skuadrave evropiane, gjë që po e motivojnë atë.

“Këto shkrime për transferime po më motivojnë më tepër. Shumë skaut po i përcjellin kudo në botë dhe kjo është natyrale”, vazhdoi tutje Muriqi.

25-vjeçari nuk ka shprehur dëshirën që të qëndrojë për shumë vite te Fenerbahce pasi dëshiron të bëhet legjendë e klubit.

“Unë në Fenerbahçe erdha që të bëhem legjendë e ekipit. Shpresoj se këtu do të qëndrojë për shumë vite dhe do ta shkruaj emrin tim me tituj të fituar të kampionit”, përfundoi sulmuesi kosovar.

Në gjashtë takimet e para në kampionat, Muriqi ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime me fanellën e Fenerbahces. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.