UBT

Vedat Muriqi e ka zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Sulmuesi kosovar e preferon transferimin në Fenerbahçe. Tash, gjigantit turk i mbetet të arrijë marrëveshje me klubin aktual të futbollistit – Rizespor.

Vedat Muriqi është entuziast dhe i lumtur për interesimin e Fenerbahçes për shërbimet e tij, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Rizesporit, me të cilin i ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 7 asistime këtë sezon në 30 ndeshje të zhvilluara.

Për këtë, interesim për përfaqësuesin kosovar ka shfaqur gjiganti nga Stambolli.

Hidromorava

Dhe, sipas mediave turke, respektivisht portalit “haberturk.com”, futbollisti prizrenas do ta mirëpriste një transferim tek Fenerbahçe pasi është i interesuar për ta bërë një hap përpara në karrierë.

Mirëpo, gjithnjë sipas këtyre mediave, drejtuesve të Fenerbahçes tash iu mbetet të arrijnë marrëveshje me klubin aktual të futbollistit – Rizespor.

Për momentin nuk dihet se sa para i kërkon Rizespori për 25 vjeçarin, i cili ishte sensacion këtë sezon në Superligën turke.

Muriqi ka kontratë me klubin aktual deri në vitin 2020, por ky fakt nuk do të sillte ndonjë problem nëse Fenerbahçe e plotëson kërkesën e Rizesporit, por edhe të vetë futbollistit sa i përket rrogës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.