GRANDEMALL

Vedat Muriqi, bëhet golashënuesi më i mirë i Mallorcas në kohë rekorde

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vedat Muriqi luajti rol kyç në shpëtimin e Mallorcas.Sulmuesi kosovar zbarkoi në Spanjë në fund të afatit kalimtar të janarit dhe për pak muaj u bë idhull për fansat e klubit spanjoll.

Portali “DAZN” ia ka kushtuar një shkrim special përfaqësuesit kosovar, të cilin e ka çuar në qiell për atë që e tregoi për gjashtë muaj në klubin spanjoll, ku ishte huazuar nga Lazio, ndërsa së fundmi Mallora e bleu kartonin e tij, përcjell “Gazeta Express”.

28 vjeçari ka luajtur fillimisht në Kosovë, për të vazhduar më pas në Shqipëri, në Turqi, në Itali dhe tash përfundimisht në Spanjë.

Mallorca besoi në “Piratin” e saj dhe e transferoi më shumë atë, duke bërë sakrifica ekonomike.

Trajneri Javier Aguirre e kërkoi me ngulm transferimin e ish-futbollistit të Fenerbahçes, i cili ishte pranë transferimit në Club Brugge, por nuk i kaloi vizitat mjekësore.

Mobi Casa

E në fund, tifozët u gëzuan pasi do ta kenë në dispozicion lojtarin e tyre të dashur edhe në të ardhmen.Muriqi i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 ndeshje me Mallorcan, të cilën e shpëtoi pa rënë nga liga.Ai njëherësh u bë golashënuesi më i mirë në bazë të statistikave dhe mesatares së minutave dhe ndeshjeve tek ekipi ishullor.

Tash, Mallorca shpresat më të mëdha në edicionin 2022/23, i cili do të nisë këtë fundjavë, i ka tek gjiganti i sulmit, shkruan “Gazeta Express”.

Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin spanjoll dhe u bë transferi më i shtrenjtë në histori të klubit.

Edhe vetë Muriqi është i lumtur që do ta vazhdojë karrierën në Spanjë, ndërkohë që kishte oferta nga Hull City në Angli dhe nga Fenerbahçe e Galatasaray në Turqi.

Eksperienca e tij në Itali me Lazion ishte për t’u harruar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.