Veç LDK mund ta nxjerr vendin nga kolapsi

Gjilan – Fshati Uglar edhe njëherë ka konfirmuar mbështetjen për pesëshen e madhe të Lidhjes Demokratike te Kosovës: Lirije Kajtazin, Murat Hoxhën, Naim Behlulin, Sabit Rrustemin e Fatmir Rexhepin, të cilët para tyre kanë prezantuar programin qeverisës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, të pranishmëve i është drejtuar kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila tha se në këto zgjedhje fitorja e LDK-së do të rikonfirmohet edhe më bindshëm, pasi tha se vetëm qeverisja me frymën rugoviane nën udhëheqjen e akademikut Isa Mustafa, mund ta nxjerrë Kosovën nga ky kolaps që e ka kapluar shtetin.
Në tubimin, i cili ishte më madhështorë se asnjëherë, pas një prezantimi të biografisë për të gjithë kandidatët, ata i janë drejtuar të pranishmëve me premtimet për daljen nga ngulfatja që kjo qeveri ia ka bërë qytetarëve të Anamoravës dhe të gjithë Kosovës në përgjithësi.
Të pesë kandidatët, po ashtu janë shprehur se kjo qeverisje e zhytur në krim, korrupsion, e kontrabandë meriton të ndëshkohet nga qytetarët, për t’i hapur rrugë vizionit rugovian për shtet ligjor, demokratik, për zhvillim ekonomik e mirëqenie të qytetarëve./rajonipress/