RCCOLA

“Veç fillimi” i rikthimit të Sheilës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Fituesja e garës për talentë “X Factor Albania”, Sheila Haxhiraj, ka publikuar një këngë dhe videoklip të ri.Kënga e titulluar “Veç fillimi” është realizuar nga Boss Beatz, me tekst nga Zhaku.

Më herët Sheila ka realizuar disa këngë të reja, si pjesë e kontratës që ka me producentët e njohur botëror “Berman Brothers”, që priten të publikohen së shpejti.

Mobi Casa

“Berman Brothers” , janë të njohur pasi kanë punuar me yjet e muzikës botërore, si Coldplay, Sting, Reamon, Cher, Dido, Real Mc Coy, Maroon 5 dhe Buena Vista Social Club. /Indeksonline/