Vebi Demiri me shkrim emocionues për kontributin e Sevdail Hazirit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Faleminderit shumë zotëri Sevdail Haziri dhe të gjithë ju, që po kujdesuni për shtëpitë dhe pronat e juaj, dhe kjo rrugë do t`i kthehet këngës, frymën shpirtërore, jetës dhe gjallërisë së përgjithshme Shqiptare ka shkruar Vebi Demiri magjistër i integrimeve evropiane.

Postimi i plotë i Vebi Demirit

Faleminderit shumë zotëri Sevdail Haziri dhe të tjerë.
1. Këtë shkrim në FB po e filloj me një falënderim të veçantë për zotëri Sevdail Haziri, i cili jeton në gurbet, dhe për fatin e mirë biznesi i tij po i ecën mirë, dhe fal këtij suksesi po bëhet faktor i veçantë i rigjallërimit të disa fshatrave të banuar nga popullata Shqiptare, e që njihet “Malësia e Bujanocit”.

2. Këto fshatra përveç bukurisë natyrore që i ka, pas përfundimit të luftës në Luginën e Preshevës, kishte filluar të zbrazët me të madhe për shumë arsyeje, e disa prej tyre po i ceki: mungesa e infrastrukturës, rrugës, rrymës, mungesa e shitoreve ushqimore, maksimumi që ka mundësuar kjo trevë ishte përfundimi i shkollimit fillore, dhe më e vështira për këta Shqiptarë ishte qasja denigruese e politikës Serbe ndaj këtyre banorëve.
3. Nëse sot, dëshirojmë ta definojmë nacionalizmit, atëherë duhet ta tejkalojmë përkufizimin e Ernest Gellnerit, sepse për mua nacionalizmi duke iu referuar kësaj treve, definohet si qëndrim stoik i gjithë atyre banorëve, që pavarësisht shumë mungesave bazike të jetës dhe presionit të Serbisë nuk i lëshuan shtëpitë dhe pronat e tyre.

KKGJILAN

4. Me këtë shkrim, nuk kam qëllim ta gjykoj ndonjë njeri apo institucion nga Malësia e Bujanocit, por realiteti faktik i gjithë asaj treve flet më mirë se unë, por fal të gjithë atyre që po ndihmojnë në këtë rrugë, kjo trevë po përjeton edhe një bukuri përtej asaj natyrore, njerëzore. Pse njerëzore, sepse njerëzit po i kthehen asaj që ata ishin rritur dhe mësuar të jetojnë. Kjo trevë përveç shtëpive që edhe pse të vjetra, varret e mëdha të familjarëve tanë, janë tregues se në këtë trevë ka pasur jetë e gjallëri, dhe për fatin e mirë prap ka filluar të rigjallërohet.

5. Përmes këtij shkrimi, duke falënderuar ata zotërinjë që po ndihmojnë në këtë rrugë, do ti jap referenc me tipare të kërkesës shumë dimenzionale, Institucioneve të Shqiptarisë, Institucioneve të Kosovës, Diasporës (që në këtë rast është zotëri Sevdail Haziri) etj etj të angazhohen shumë e më shumë, nëse duan që në këtë trevë të ruhet, flitet e zhvillohet gjuha Shqipe. Mos të harrojmë, Vranja, Sanxhaku etj nuk kthehen, por këto qytete që i ceka më lartë, dhe kjo trevë ku po investohet me një investim dhe përkushtim, shpejt mund ti kthehet jeta dhe të rigjallërohen vlerat tona kombëtare.

6. Serbia, ka ngritur shumë kazerma ushtarake në këto treva, jo për faktin që ruhet nga kërcënimi ushtarak i Kosovës, por këto objekte ushtarake janë mekanizëm i fort për ti frikësuar ata pak Shqiptarë që jetojnë në këto treva. Personalisht mendoj që edhe nëse Serbia bëhet pjesë e BE-së, askush nuk mund të largoj atë mendim që Serbia nuk përdorë mekanizma denigruese ndaj Shqiptarëve të kësaj pjese në veçanti, apo Shqiptarëve në përgjithësi.

7. Faleminderit shumë zotëri Sevdail Haziri dhe të gjithë ju, që po kujdesuni për shtëpitë dhe pronat e juaj, dhe kjo rrugë do t`i kthehet këngës, frymën shpirtërore, jetës dhe gjallërisë së përgjithshme Shqiptare./rajonipress/