Vdiq Naile Zeqiri, profesoreshë e vjetër e gjimnazit të Gjilanit

Gjilan – Mbrëmë, në Gjilan, në moshën 68 vjeçare, vdiq Naile Zeqiri, profesoreshë shumëvjeçare e arsimit shqip. Ajo kohës së fundit punoi pranë Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan.
Naile Zeqiri u lind më 4 maj të vitit 1946 në Podujevë. I takon brezit të hershëm të femrës shkollare. Studioi Gjuhën dhe letërsinë shqiptare në Universitetin e Prishtinës. Ajo ishte punëtorja më e vjetër e Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan.
Në fillim ka punuar si profesoreshë e Gjuhës Shqipe në shkollën ish-Normale “Skënderbeu” në Gjilan. Pas disa vjetësh, me mbylljen e kësaj shkolle, disa paralele të shkollës Normale, drejtimi pedagogjik, vendosën në Gjimnazin “Zenel Hajdini”.
Këtu Nailja ia filloi punës dhe punoi gjer sa u pensionua, më 4 maj të vitit 2011. Ishte punëtore e madhe e jetës shkollore. Ajo ishte një rreze e parë e arsimit të Anamoravë. Ishte një gur themeltar në arsimin shqip.
Në momentin kur ajo u nda nga puna me ditar dhe shkoi në pension, tha: “Jam munduar të japi gjithçka nga vetja. Sikur ta kisha shëndetin do të punoja gjithmonë pa kursyer vetën. Arsimi qenka një dritë e shenjtë e jetës. Sa shumë e kam dashur arsimin!”./Tefik Selimi/rajonipress/