Hidromorava

Vdes shkrimtari e dramaturgu Musa Ramadani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shkrimtari e dramaturgu kosovar, Musa Ramadani, ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare.

Homazhet për nderë të jetës dhe veprës së tij do të mbahen nesër (e mërkurë) në hollin e Teatrit Kombëtar duke filluar prej orës 10:30 deri në 12:00.

Akademia përkujtimore do të mbahet në ora 12:00 po në Teatrin Kombëtar, derisa varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Uji Dea

Musa Ramadani, shkrimtar, eseist, dramaturg, kritik arti dhe gazetar. Lindi në Gjilan, dhe shkollimin fillor e kreu në Prizren, Gjilan e Viti. Më pas në Gjilan kreu shkollimin e mesëm ndërsa në Prizren mbaroi Shkollën e Lartë Pedagogjike. Nga viti 1965, punoi si gazetar, recensent teatror dhe redaktor i rubrikës së kulturës në gazetën “Rilindja”.

Shkrimet e para letrare i botoi te revista “Jeta e Re” dhe te javorja “Zëri i rinisë”. Dorëshkrimin “Neurosis” të refuzuar nga “Rilindja” e botoi vetë në vitin 1973. Libri u vlerësuar avangardist dhe prijës i poetikës voko-vizuale dhe sinjalistike në letërsinë e Kosovës.

Gjatë viteve ’70 në Festivalin e Akordeve të Kosovës për kompozime të muzikës së lehtë, fitoi dy çmimet e para. Botoi këto vepra poetike: “Mëkatet e Adamit” (1969), “Thirravaje” (1971), “Neurosis” (1973), “Muzat nuk flenë” (1976), “Alfabeti i neurozave” (1982), “Eugjenika e tri deteve” (1986), “Nostalgjia antike” (1990) dhe “Mëkatet e E(ha)vës” (2010)./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.