FITORJA

Vdes përjetësuesi i bombës së Hiroshimës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Skicuesi japonez, Keiji Nakazawa, autor i filmit të animuar autobiografik “Geni i Hiroshimës”, i cili flet për luftën dhe bombën bërthamore t hedhur në Japoni, ka vdekur nga kanceri në moshën 73 – vjeçare, njoftuan mediat japoneze.

I lindur në Hiroshima, Nakazawa ishte gjashtë vjeçar, kur në gusht të vitit 1945 amerikanët lëshuan bombën e parë bërthamore mbi këtë qytet, që shtrihet në perëndim të Japonisë. Si pasojë e shpërthimit të bombës bërthamore u vranë të paktën 140,000 persona, përfshirë këtu edhe babanë, vëllanë dhe motrat e Nakazawa’s. Edhe ai vetë u rrezatua nga shpërthimi bërthamor, njësoj sikurse edhe nëna e tij, e cila vdiq 20 vjet më vonë.

UBT

Në filmin “Geni i Hiroshimës”, që është një serial i animuar, që në Japoni është publikuar në disa vëllime, dhe i cili pastaj është përkthyer në 20 gjuhë, Nakazawa tregon se si e përjetoi luftën, bombën, dhe pasojat e saj.

Vepra e animuar konsiderohet si një dëshmi historike, jo vetëm për tragjedinë në Hiroshima, por edhe për gjithë shoqërinë japoneze gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.